‘’Nuk ka treguar afërsi me partitë, duhet shumë mund për t’i bindur ato’’, Baton Haxhiu për marrëveshjet e mundshme - Gazeta Express
string(109) "nuk0-ka-treguar-afersi-me-partite-duhet-shume-mund-per-ti-bindur-ato-baton-haxhiu-per-marreveshjet-e-mundshme"

Lajme

Gazeta Express

11/10/2025 20:51

‘’Nuk ka treguar afërsi me partitë, duhet shumë mund për t’i bindur ato’’, Baton Haxhiu për marrëveshjet e mundshme

Lajme

Gazeta Express

11/10/2025 20:51

Sonte në Pressing është duke u diskutuar për zgjedhjet e nesërme, dhe sondazhin që do të publikohet në T7 pas mbylljes së vendvotimeve.

Për këtë i ftuar është Baton Haxhiu. Ky i fundit ka thënë se VV-ja s’kra treguar afërsi me asnjërën parti politike, dhe se kësaj i duhet shumë mund për t’i bindur ato.

‘’Kurti ka fyer vazhdimisht për vite të tana dhe vështirë që ai diskurs e mban peshën e vetë edhe në ditët si këto të zgjedhjeve. Ai në bindjen e veta është i bindur se ende e ka fuqinë e fjalës dhe të ndikimit. Por ai po harron se diskreditim më të madh fjalisë së tij ia ka bë vetë Kurti, për arsye se të cilat i ka vendosur si kritere të qeverisjes janë ku janë, thash është një ditë para zgjedhjeve, por edhe kjo e Prishtinës dhe ajo e Mitrovicë është ma shumë betejë e tij me vetën. Konsideroj që liderët e partive politike nuk kanë mjaftueshëm besueshmëri, për arsye se ka qenë zhgënjyese për shumë kohë. Fati i partive politike, se unë besoj se VV në shumicën e komunave do të jetë mbi LDK, respektivisht mbi PDK në numra, në rundin e parë. Në rundine  dytë pastaj, nuk kanë tregu afërsi me asnjërën prej partive politike dhe duhet shumë mund për ti bindur ato që të ndërtojnë koalicion me VV. Nëse vendoset kriter i dytë, që ai që hyn me VV në zgjedhje lokale do të ketë të njëjtin kriter edhe pas zgjedhjeve të përgjithshme kjo do të thotë diçka tjetër’’, ka thënë ai. /GazetaExpress