Dje pasdite, Ministri Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhela Sveçla, njoftoi që përmes ambasadores së Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi, ka pranuar një marrëveshje të cilën e ka nënshkruar homologu i tij nga Maqedonia e Veriut, Oliver Spaskovski, lidhur me themelimin e pikave të përbashkëta kufitare që lidhin kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, e që janë dy këtu në Han të Elezit dhe në Glloboqicë, sipas kësaj marrëveshjeje do të bëhet menaxhimi i integruar i kufirit në mes të policëve kufitarë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut ku do të legjitimohen qytetarët dhe pastaj do të kontrollohen po ashtu edhe nga doganierë mallrat të cilat hyjnë dhe dalin nga Republika e Kosovës drejt Maqedonisë së Veriut dhe anasjelltas.
Mirëpo, sipas njoftimit të ministrit Sveçla thuhet që Kosova dhe Maqedonia e Veriut do t’i kenë këto pika të përbashkëta kufitare nga sot. Kjo në fakt nuk është e vërtetë. Me siguri që ministri i Punëve të Brendshme ka dashur të thotë që nga sot ekziston një marrëveshje e cila është nënshkruar nga të dyja palët, ndonëse jo në një vend të përbashkët. Pra, ajo marrëveshje apo ujdi ka thënë në Republikën e Kosovës përmes ambasadores së Republikës së Maqedonisë së Veriut por e njëjta nuk ka filluar akoma që të zbatohet në terren për shkak që në momentin që po flasim, ne jemi në pikën kufitare në Han të Elezit ku do të duhej që kontrollet të kryheshin vetëm në anën e Maqedonisë së Veriut sikurse thotë kjo marrëveshje, pra me policë të përbashkët në kontrolle të përbashkëta në mes të qytetarëve dhe po ashtu të kontrolleve doganore mirëpo në territoret e Maqedonisë së Veriut, ndërkaq në pikëkalimin kufitar në Glloboqicë kontrollet do të duhej të kryheshin nga policët kosovarë dhe ata të Maqedonisë së Veriut në territorin e Republikës së Kosovës.
Kjo gjë nuk po ndodh për shkak që aktualisht qytetarët të cilët po shkojnë nga Republika e Kosovës drejt Maqedonisë së Veriut janë duke u kontrolluar në të dyja pikat kufitare ka ndodhur deri tash pra edhe në territorin e Kosovës, edhe në territorin e Maqedonisë së Veriut dhe nuk ka nisur akoma që të bëhen as përgatitjet teknike lidhur më zbatimin e kësaj marrëveshjeje për shkak që sikurse kemi mësuar jozyrtarisht do të duhej që përveç policëve, të transferoheshin në pikën tjetër kufitare edhe pajisjet tjera teknike dhe bëhet fjalë për dy pikat kufitare këtu në Han të Elezit, pra në Bllacë dhe në Glloboqicë të cilat janë ndërtuar vite më parë nga Bashkimi Evropian pikërisht për ta lehtësuar menaxhimin e integruar të kufirit që ka qenë e planifikuar të bëhet qysh moti në mes këtyre dy Republikave sikur Kosova e ka tashmë me Republikën e Shqipërisë dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur akoma pavarësisht se Bashkimi Evropian e kishte planifikuar një gjë të tillë qysh moti dhe nuk ka ende një datë zyrtare as nga Policia e Kosovës, as nga Ministria e Punëve të Brendshme se kur do të nisë së praktikuari në terren kjo marrëveshje në mes të dyja shteteve.
NJOFTIM Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton të gjithë ish punëtorët e Ndërmarrjeve Shoqërore: Mulliri në Gorazhdec, KB Ponoshevci në...