Nuk u propozuan sërish si ministre, deklarohen Hajdari e Nagavci - Gazeta Express
string(63) "nuk-u-propozuan-serish-si-ministre-deklarohen-hajdari-e-nagavci"

Lajme

Gazeta Express

11/02/2026 23:29

Nuk u propozuan sërish si ministre, deklarohen Hajdari e Nagavci

Lajme

Gazeta Express

11/02/2026 23:29

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, e cila në mandatin e fundit ishte ministre e Arsimit, ka reaguar pas votimit të Qeverisë Kurti 3.

Ajo tha se ka biseduar me kryeministrin Albin Kurti qysh në zgjedhjet e 9 shkurtit për angazhime të tjera.

“Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit me kryeministrin kemi diskutuar qysh në atë kohë për angazhime të tjera dhe kontributin tim në pozita tjera… Mbi të gjitha do të jem deputete, shpejt i shohim dhe angazhimet tjera”, tha Nagavci.

Jashtë kabinetit të ri qeveritar kanë mbetur edhe zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi dhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari. Në vend të Rozeta Hajdarit është emëruar Mimoza Kusari Lila, dhe në vend të Arbërie Nagavcit është emruar Hajrulla Çeku.

Ndërsa, Rozeta Hajdari, foli pse ajo nuk është propozuar sërish për ministre të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Ajo tha se është e lumtur që këtë post qeveritar tashmë e ka kolegia e saj, Mimoza Kusari-Lila. Sipas saj, nuk ka ndikuar ngritja e aktakuzës ndaj saj që s’u propozua si ministre.

“Unë i uroj suksese qeverisë së re. Jam e lumtur që zonja Kusari-Lila e ka postin e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Nuk është patjetër një me qenë, duhet me pas një kombinim më të mirë”, tha ajo pas votimit të qeverisë Kurti III. /KosovaPress

Advertisement
Advertisement
Advertisement