“Nuk thoshte Jo ama vepronte me të vetën – U takua në vlugun e bombardimeve me Millosheviqin”, Luljeta Pula për Rugovën - Gazeta Express
string(114) "nuk-thoshte-jo-ama-vepronte-me-te-veten-u-takua-ne-vlugun-e-bombardimeve-me-millosheviqin-luljeta-pula-per-rugoven"

Lajme

Gazeta Express

04/08/2025 21:24

“Nuk thoshte Jo ama vepronte me të vetën – U takua në vlugun e bombardimeve me Millosheviqin”, Luljeta Pula për Rugovën

Lajme

Gazeta Express

04/08/2025 21:24

Veprimtarja Luljeta Pula në një rrëfim të rrallë në Pressing në T7, ka folur për presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova.

Ajo ka përshkruar Rugovën me karakteristika pozitive, por tha se ka bërë gabime të pafalshme politike.

Përmendi edhe rastin e takimit me presidentin e atëhershëm të Federatës Jugosllave, Sllobodan Millosheviq.

“I thoja Rugovës, ai më dëgonte. Ka qenë i urtë, i qetë, shumë i gatshëm më i armotizu gjitha llojet e konfliktit bile shpesh më thoshte Lule më qetë fol, unë jam më temperamente. Nuk thoshte jo por vepronte me tijën dhe mbase i thoja personalisht i jepja drejtën vetes me fol publikisht dhe me kritiku”.

“E kam vlerësu shumë qetësinë e tij, maturinë.; Ka qenë jashtëzakonisht i mbyllur edhe pse raportet me njerëzit i ka pasur të mira. Ai u bë mit, ky popull nuk jeton pa mite, me qetësinë me refuzimin që të futej në konflikt qoftë edhe me kundërshtarët politikë”.

“Rugova u taku me Millosheviqin në vulgun e bombardimeve. Nuk është dasht me pranu takimin, por e ka pranu e buzëqeshja e tij kjo nuk ka arsyetim”, ka thënë ajo.