Miqësisë mes Efit dhe Kiarës i erdhi fundi. Vajzat mbrëmjen e djeshme, pas spektaklit kanë shpërthyer në ofendime ndaj njëra tjetrës, e më pas Kiara është parë dukë qarë në dhomën e grimit, ku i shkoi në mbështetje Luizi. Arsyeja e konfliktit është fakti se Efi sipas Kiarës të gjithë inatin që ka kundrejt Luizit e kanalizon ndaj saj, edhe pse miqësia e tyre ka qenë më e hershme se ajo mes Efit dhe këngëtarit.
Pjesë nga debati:
Efi: Të tolerova njëherë nuk ta fal më Kiara
Kiara: Më vjen shumë keq që gjithë nervin e Luizit ma nxjerr mua
Kiara: E di që për mua nuk të rruhet më fare, Luizit vazhdon dhe i flet se ke interes
Efi: Para se të futeshim më the që ‘kam besim te ty’. Paça këtë ditë Ramazani ma ke thënë.
Kiara: Mos më vër në gojë fjalë që nuk ti kam thënë, për kokë të atij Rajani që e kam gjënë më të shtrenjtë timen. Erdhe dhe doje që të na fusje spica. Më hodhe poshtë me debatin e parë që kemi bërë
Efi: Ju kam hedhur poshtë të dyve.
Kiara: Unë ty stë kam bërë asnjë gjë. Finalen merre që ta gëzosh, e meriton për lojën që bën
Efi: Paçim Kiara, vazhdoni jeni në rregull që të dy
/Gazeta Express