Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, njofton se se në lagjen Dardania, te Kurrizi, në rrugën “Idriz Gjilani”, ka ndërprerje të furnizimit me ujë.
“Shkak i ndërprerjes është një rrjedhje e komplikuar e cila, pavarësisht angazhimit të ekipeve tona, nuk ka mundur të sanohet, as sonte. Rrjedhja është e brendshme dhe po shkakton dëme edhe në lokalet përreth”, thuhet në njoftim.
“Për t’u mundësuar banorëve furnizim të pjesshëm me ujë, valvula do të hapet nga ora 20:00 deri në ora 22:00”, thuhet në njoftim.