Fifi njëra ndër këngëtaret më të spikatura në vend, kohët e fundit është përfolur mjaft shumë për jetën e saj private e veçanërisht për lidhjen e dashurisë që ajo dikur kishte pasur.
Ndërkaq ajo së fundmi ka publikuar një foto ku ka treguar se sa rëndësi kanë gjërat e vogla për të.
Në foto duken njëparë vothë të cilat motra e saj Ylla ia kishte dhuruar këngëtares, si duket Fifi qenka prekur shumë nga kjo.
“Domethënë janë të vogla gjërat që ma mbushin shpirtin! As nuk pretendoj të marrë më shumë se një kujtim të vogël nga njerëzit që kam!” – ka shkruar Fifi krah postimit të Instastory.
Megjithatë para 4 ditësh motra e Fifit ka kurorëzuar dashurinë e saj me martesë.
Ndërkaq këtë gjë e ka zbuluar vetë këngëtarja, përmes një postimi në rrjete sociale, ku i ka uruar motrës jetë të lumtur, por në fund të të gjithëve çfarë ka ka marë më së shumti vëmendje ishte urimi që Fifi ka bërë për veten e saj.