Marcelo mezi pret të zbresë sërish në fushë.
La Liga tashmë ka marrë dritën e gjelbër.
Me 11 qershor do të rinisë sezoni i ndërprerë në mars për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Klubet tashmë kanë nisur stërvitjet në grupe dhe janë duke u përgatitur për rinisjen e sezonit.
Marcelo, kapiteni i dytë i Real Madridit, ka shprehur ndjesinë e të qenurit larg fushe për një kohë.
“Kurrë nuk kemi qëndruar kaq gjatë pa u stërvitur në fushë dhe dëshira për të luajtur futboll është rritur edhe më shumë prej kur është ndërprerë. Tani jemi afër rikthimit dhe mesi presim”, tha ai për Real Madrid TV.
“Po stërvitemi mirë për të kapur ritmin, seancat kanë qenë fantastike. Mezi presim fillimin e ndeshjeve”. /Gazeta Express/