“Nuk përputhet numri serik”, komisionerët japin detaje - Gazeta Express
string(51) "nuk-perputhet-numri-serik-komisioneret-japin-detaje"

Lajme

Gazeta Express

11/11/2025 19:05

“Nuk përputhet numri serik”, komisionerët japin detaje

Lajme

Gazeta Express

11/11/2025 19:05

Ka rifilluar procesi i numërimit të votave në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë e Jugut.

Kjo ka ardhur pas urdhrit të prokurorit të shtetit, Sahit Tmava.

Në vendim thuhet se ky vendim erdhi “meqenëse kompania CETIS mbi printimin e fletëvotimeve për zgjedhjet komunale në Kosovë, rezulton se problemi i numërimit të fletëvotimeve ndodhi eksluzivisht në katër kokat/pllakat e printimeve me ngjyrë, përgjegjëse për printimin e numërimit të Qendrës së votimit”.

Në tavolinën numër 7, komisonerët vrenjten se nuk ka përputhje të numrave serikë.

Sipas tyre, numri në fletën e fundit nuk përputhet me ata paraprakë.

Në shkollën “Çajupi”, është gjetur parregullsi sipas komisionerve.

Ata thonë se fletat e fundit në amë nuk kanë numër të vendvotimit, 1106/03- në qendrën e votimit “Çajupi”.

Në QKN-në në Mitrovicë janë të pranishëm hetues policorë. Ndërsa nga subjektet politike i pranishëm është Sami Kurteshi, anëtar i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje dhe anëtarët e KQZ-së nga PDK, Arianit Elshani dhe Ilir Gashi./KP

Advertisement
Advertisement
Advertisement