Nuk ndalet aktori Ilir Rexhepi, rol të ri në serialin e RTL - Gazeta Express
string(58) "nuk-ndalet-aktori-ilir-rexhepi-rol-te-ri-ne-serialin-e-rtl"

Nuk ndalet aktori Ilir Rexhepi, rol të ri në serialin e RTL

Gazeta Express

09/03/2020 20:04

Aktori kosovar, që jeton në Gjermani ka vazhduar me suksese në karrierën e tij në Gjermani. Ai kohëve të fundit është bërë pjesë e serialit “Sankt Maik”, që është  një serial shumë i famshëm në Gjermani dhe transmetohet nga RTL  

Sipas mediave gjermane ky serial është mirëpritur jashtëzakonisht mirë me dy sezonat e kaluara që u shfaqen nga viti 2018.

Lexo Edhe:

Në sezonën e tretë të kësaj komedie dramatike do të luaj edhe aktori shqiptar, Ilir Rexhepi.

Mësohet se ai është i angazhuar me një rol dhe do të paraqitet në episodin e dytë që pritet të shfaqet në televizionin RTL në terminët e mbrëmjes gjatë viteve 2020/21.

“Ishte kënaqesi por edhe një eksperiencë e re të punojë me njërin nga Produksionet më të mëdha gjermane siç është ‘UFA FICTION’. Edhe pse është një rol rolë i vogël dytësor pres të jetë interesant dhe i pëlqyer. E kam vlerësuar lartë bashkëpunimin shumë të mirë me regjisorin Markus Sehr dhe kolegët e këtushëm gjermanë. Xhirime janë bërë kryesisht në qytetin e Kölnit me rrethinë. Në fillim ishte e paraparë vetëm një sezonë, mirëpritja e audiencës bëri që RTL të vazhdojë me realizimin e serive deri në sezonën e tretë”, ka thënë Ilir për Gazetën Express.

“Sankt Maik” është një Serial Televiziv i zhanrit Komedi-dramatike që realizohet që nga viti 2018 për televizionin gjerman RTL.

Përkrah yllit të serisë, aktorit Daniel Donskoy, luajnë edhe Bettina Burchard, Vincent Krüger, Marie Burchard, Susi Banzhaf, Elisabeth Baulitz, Roland Wolf etj.

Regjinë e këtij cikli do ta bëjë regjisori i mirënjohur gjerman Markus Sehr, i njohur nga Kinofilmat “Eine Insel namens Udo”, “Die kleinen und die Bösen”, etj.

Ky nuk është angazhimi i vetëm i Ilir në film sivjet. Gjatë shkurtit, Rexhepi ai luajti në “Solo fur Kruske” e autorit Thomas Anzenhofer, nën Regjinë e Thomas Werne e realizuar nga Radio Televizioni Gjerman WDR.

Ai gjatë vitit të kaluar luajti edhe në serinë Skylines derisa në karrierën e tij ka me dhjeta role në gjuhën gjermane. /GazetaExpress/