Nuk ndalen protestat në Bjellorusi, protestuesit kërkojnë largimin e Lukashenkës - Gazeta Express
string(79) "nuk-ndalen-protestat-ne-bjellorusi-protestuesit-kerkojne-largimin-e-lukashenkes"

Nuk ndalen protestat në Bjellorusi, protestuesit kërkojnë largimin e Lukashenkës

Gazeta Express

22/11/2020 13:51

Protestat në Bjellorusi nuk kanë të ndalur. Protestuesit që po kërkojnë largimin e Alyaksandr Lukashenkës nga pushteti, po marshojnë në rrugët e kryeqytetit bjellorus.

Grupe protestuesish janë mbledhur në disa vende në Minsk duke brohoritur “Rroftë Bjellorusia” dhe duke mbajtur pano me mbishkrime të ndryshme.

Lexo Edhe:

Jashtë stacionit të metrosë në qendër të Minskut, protestuesit u ballafaquan me forcat e rendit të cilët hodhën në drejtim të tyre granata tymi. Policët me maska janë parë edhe në lokacione të tjera në Minsk.

Ndërkaq, vetura ushtarake janë parë në disa pjesë të qytetit të Minskut.Bjellorusia po përballet me protesta të mëdha për më shumë se tre muaj, pasi Lukashenka pretendoi se ka fituar mandatin e gjashtë me radhë. Grupet opozitare thonë se zgjedhjet e 6 gushtit janë manipuluar dhe që atëherë kanë organizuar protesta.

Protestuesit po kërkojnë largimin e Lukashenkës dhe që Svyatlana Tsikhanouskaya të marrë postin e presidentes.

Svyatlana Tsikhanouskaya është lidere e opozitës, e cila pretendon se ka fituar zgjedhjet presidenciale