Nuk ndalen dramat në “Big Brother VIP”, tani edhe një tjetër banore shpërthen në lot - Gazeta Express
string(81) "nuk-ndalen-dramat-ne-big-brother-vip-tani-edhe-nje-tjeter-banore-shperthen-ne-lot"

Rozë

Gazeta Express

22/11/2021 15:29

Nuk ndalen dramat në “Big Brother VIP”, tani edhe një tjetër banore shpërthen në lot

Rozë

Gazeta Express

22/11/2021 15:29

Këngëtarja kosovare, Beatrix Ramosaj ka disa javë që i është bashkuar shtëpisë më të famshme, “Big Brother VIP”.

Shpeshherë brenda shtëpisë ajo ka folur për raportin e saj me vëllain, Albanin.

Lexo Edhe:

Mëngjesin e sotëm, ajo e ka nisur me lot në sy nga malli për Albanin, teksa iu ka rrëfyer Arbër Gumnishtës (DJ Dagz) se po i mungon vëllai.

Kujtojmë se nesër mbrëma është nata e spektaklit dhe mund të ketë ndonjë befasi për Beatrix nga “Vëllai i madh”, pasi deri më tani të vetmit që nuk janë takuar me ndonjë familjarë janë: Donaldi, Beatrix, DJ PM & DJ Dagz, Einxhel, Beniada dhe Arjola.

Po ashtu nesër nuk do të largohet askush nga shtëpia./Express/

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.