Në dhomën e ‘Torturës së Bardhë’ gjenden tre banorët e skualifikuar të formatit ‘BBV3’, Meriton, Egla dhe Ilnisa.
Këto dy të fundit pak momente më herët janë ‘përplasur’ me njëra-tjetrën, gjë që shpesh e kemi parë të ndodh mes tyre dhe gjatë qëndrimit në shtëpi me banorët e tjerë.
Gjithçka ka nisur teksa Ilnisa e ka pyetur Eglën lidhur me Meritonin: A je e qetë ti që e bëre përndjekës atë djalin?
E ndërsa Egla është munduar ‘të justifikohet’ teksa përgjigjet: Unë u skualifikova!
Por kjo gjë nuk e ka ndaluar Ilnisën të vazhdojë diskutimin e saj me Eglën që siç duket e ka ‘halë në sy’, teksa i është drejtuar me një ton të lartë.
Njihni Mjekët tanë Prof. Dr. Kamil Kose Ka përfunduar studimet për mjekësi të përgjithshme dhe më pas specializimin për...