Vedat Muriqi ka vazhduar të shkëlqejë në La Liga, duke shënuar dy gola në barazimin 2:2 të RCD Mallorca ndaj CA Osasuna.
Sulmuesi kosovar kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 35-të, pasi përfitoi nga një gabim i portierit vendas dhe dërgoi topin në rrjetë për 0:1. Muriqi realizoi edhe golin e dytë personal në minutën e 61-të, pas një depërtimi të bukur dhe një goditjeje të saktë, duke dyfishuar epërsinë e Mallorcës.
Megjithatë, në fundin dramatik të ndeshjes, Mallorca nuk arriti t’i ruajë tri pikët. Raúl García de Haro shënoi në minutën e 89-të për ta ngushtuar rezultatin, ndërsa Ante Budimir realizoi në minutën e katërt shtesë për të barazuar shifrat në 2:2.
Me këtë barazim, Mallorca shkon në kuotën e 25 pikëve në vendin e 18-të dhe mbetet ende në zonën e rrezikshme të tabelës. Në anën tjetër, Osasuna renditet e dhjeta me 34 pikë.
Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi po shkëlqen në mënyrë spektakolare këtë sezon në La Liga dhe po dëshmon se është një nga sulmuesit më të frikshëm dhe më të rrezikshëm në elitën e futbollit spanjoll.
Me dy golat e tij të sotem, Muriqi arriti në kuotën e 18 golave këtë sezon, një performancë që e vendos atë ndër golashënuesit më të mirë dhe më konsistentë të ligës.
Aktualisht, në krye të listës së golashënuesve është Kylian Mbappé me pesë gola më shumë.