Nuk merret vesh me kunatën, ia thyen vëllait xhamat e shtëpisë


Gazeta Express
3 Dhjetor 2019 12:27

Një incident ka ndodhur ndërmjet dy familjeve në Gjakovë pasditen e së hënës

Pas një mosmarrëveshje me kunatën, një burrë nga Gjakova i ka thyer xhamat e shtëpisë së vëllait.

Rasti është raportuar në policinë e Gjakovës pasditen e së hënës, ndërkaq bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Rom, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e vëllait të tij viktimën femër K-Rome, ka thyer xhamat e shtëpisë së tyre”, thekson policia në raportin 24 orësh./Express/

Te fundit


Kthehu lart