“Nuk më intereson nëse Kane kushton 140 milionë, United duhet ta blejë” - Gazeta Express
string(68) "nuk-me-intereson-nese-kane-kushton-140-milione-united-duhet-ta-bleje"

“Nuk më intereson nëse Kane kushton 140 milionë, United duhet ta blejë”

Sport

Gazeta Express

11/06/2021 12:30

27-vjeçari e ka mbyllur sezonin me Tottenhamin me 33 gola në të gjitha garat, 23 prej tyre në Premierligë për ta fituar Këpucën e Artë në Angli. Atë e duan disa klube, në veçanti Manchester United dhe Manchester City.

Roy Keane ka kërkuar urgjentisht nga Manchester United që të punojë dhe ta transferojë sulmuesin, Harry Kane, edhe nëse kushton 140 milionë euro.

Lexo Edhe:

Kane ka pasur një tjetër sezon fantastik në Angli, derisa e fitoi Këpucën e Artë për gola më së shumti të shënuar në Premierligë, 23.

Ai ka dhënë sinjale se dëshiron të ndërrojë skuadër dhe të fitojë trofe, diçka që Tottenham nuk po mundet t’ia ofrojë.

Ka zëra se Manchester City dhe Manchester United janë skuadrat më favorite për ta blerë 27-vjeçarin dhe legjenda e ‘Djajve të Kuq’ ka kërkuar nga ish klubi që të mos mendohet dy herë.

Mendoj se Kane është një lojtar i mahnitshëm, çdo klub duhet të përpiqet të nënshkruajë me atë, Manchester United duhet ta transferojë atë, nuk më intereson nëse kushton 120 milionë funte (140 milionë euro), duhet ta transferojë atë” tha Keane, edhe pse ai mendon se Kane nuk është një udhëheqës, një lider, diçka që mund të paraqesë problem. /Gazeta Express/