Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se nuk e shqetëson aspak ideja që Kombëtarja e Iranit mund të tërhiqet nga Botërori 2026, edhe nëse kjo ndodh për shkak të situatës së tensionuar ndërkombëtare.
Trump u shpreh se “nuk i intereson absolutisht aspak” nëse Irani merr pjesë apo jo në Kupën e Botës, duke e cilësuar vendin si të dobësuar për shkak të situatës së sigurisë dhe tensioneve gjeopolitike që po ndodhin.
Nga ana tjetër, Federata iraniane është në dilemë dhe e sheh si të vështirë ta shohë Botërorin me optimizëm, shkruan “Gazeta Express”.
Në një intervistë për mediat iraniane, Mehdi Taj, president i Federatës së Futbollit të Iranit, tha se ngjarjet e fundit dhe sulmet që e kanë prekur vendin e kanë bërë shumë të vështirë që ta shikojnë me optimizëm pjesëmarrjen e ekipit në Kupën e Botës.
Ai nënvizoi se situata e krijuar është komplekse dhe se vendimi përfundimtar duhet të merret nga autoritetet sportive të vendit.
Irani ka kaluar rritje të pikëpyetjeve për pjesëmarrje në Kupën e Botës pas përshkallëzimit të tensioneve ushtarake, dhe se çështja po monitorohet nga FIFA dhe strukturat sportive ndërkombëtare për ta parë nëse do të ketë tërheqje apo zgjidhje alternative për ta zëvendësuar vendin në turne, nëse Irani vendos të mos marrë pjesë. /Gazeta Express
Reiseburo Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se duke filluar nga data 28 Qershor, do të ofrohen fluturime direkte dy...