“Nuk mbaj mend asgjë”, çfarë deklaroi autori i dyshuar u përdhunimit në Durrës - Gazeta Express
string(75) "nuk-mbaj-mend-asgje-cfare-deklaroi-autori-i-dyshuar-u-perdhunimit-ne-durres"

Shqiperi

Gazeta Express

09/09/2025 14:39

“Nuk mbaj mend asgjë”, çfarë deklaroi autori i dyshuar u përdhunimit në Durrës

Shqiperi

Gazeta Express

09/09/2025 14:39

Ditën e sotme është mbajtur seanca e parë gjyqësore e autorit të dyshuarit të përdhunimit në Durrës, Leonardo Preza.

Përpara trupit gjykues ai ka deklaruar se nuk mban mend asgjë, pasi ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike.

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë Arrest në burg për 26-vjeçarin Leonardo Preza që akuzohet se përdhunoi turisten 18-vjeçare italiane në plazhin e Durrësit pak ditë më parë.

Arrestimi i tij pak ditë më parë u bë pasi, rreth orës 05:25 të mëngjesit të datës 05.09.2025, në shezlongët përballë një hoteli në lagjen 13, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 18-vjeçare shtetase italiane.