Nuk lëkundet Shijaku, mban në krye të bashkisë Elton Arbanën
Shqiperi
Gazeta Express
15/05/2023 17:27
Kandidati i Partisë Socialiste Elton Arbana ka fituar edhe për një mandat bashkinë e Shijakut, me 4400 vota diferencë nga kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë Rezeart Tusha.
Numërimi i kutive të fundit është pritur me entuziazëm nga mbështetësit e PS në Shijak ndërsa nuk kanë munguar as fishekzjarrët.
Pas fitores Arbana u shpreh për mediat se ky do të jetë mandati i vazhdimit të punëve të nisura.
“Do merremi me ato që kemi premtuar, menaxhimi i mbetjeve urbane dhe çdo punë tjetër që do jetë në shërbim të qytetarëve të Shijakut”, tha Arbana.