Banorët e fshatit Gllamnik të Podujevës janë ankuar se kompania nuk po ua mbledh mbeturinat tash e dy javë.
Ata kanë dërguar një video ku shihen kontejner e thasë me mbeturina, derisa thonë se janë i kanë kërkuar Kompanisë Pastrimi që të kryej obligimin e tyre në bazë të kontratës që kanë por se këta të fundit u kanë thënë se nuk kanë kamion.
Përndryshe, kompanitë e mbeturinave i dërgojnë ankesat e tyre tek përmbaruesi në momentin që pagesat nuk bëhen gjashtë muaj, edhe në raste kur mbeturinat nuk mblidhen me javë./KP