“Nuk ke drejtësi sot, rroftë miku”. I moshuari nga Bubqi denoncon braktisjen e shtetit pas tërmetit - Gazeta Express
string(95) "nuk-ke-drejtesi-sot-rrofte-miku-i-moshuari-nga-bubqi-denoncon-braktisjen-e-shtetit-pas-termetit"

Shqiperi

Gazeta Express

26/09/2021 15:28

“Nuk ke drejtësi sot, rroftë miku”. I moshuari nga Bubqi denoncon braktisjen e shtetit pas tërmetit

Shqiperi

Gazeta Express

26/09/2021 15:28

Një i moshuar nga Bubqi, Rap Hoxha është ankuar nëpërmjet kamerave të Fax News për braktisjen e shteti pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit 2019.

Ai thotë se kur iu prish shtëpia i kanë sjellë një çadër që sipas tij nuk i plotëson nevojat dhe shtoi se të gjithë të tjerëve i kanë sjellë çadra më të mira, duke ngritur në këtë mënyrë dyshime për trajtim preferencial.

Lexo Edhe:

Teksa thotë se po jeton aktualisht në shtëpinë e motrës së tij, i moshuari deklaron se në Shqipëri nuk ka drejtësi por gjërat funksionojnë me mik.

“Pata qenë shtrirë dhe filloi. Nuk ia ndau, shyqyr që nuk pata kalamaj të vegjël. Erdhi goca më kapi për dore e doli perjasht. Si na ka rujt zoti atë natë nuk e di. Nuk kena hy më ktu nga dy vite. Me frikë. Për zotin gjithë këto shpija me hall të madh janë bo, me 5leksha, 2leksha. Na kanë pyt a doni ktu apo në Bubq. Unë kërkova me shku atje. Atje hala nuk i kanë mbaru, janë në përfundim e sipër. Unë banoj te motra ime 10 minuta më poshtë. Këtu vijmë vetëm më pa gjërat. Këtu na rri mendja. Kta shpi janë bo me halle. Po nuk na i bonë do rrimë te shpia e motrës. Ktu më kanë pru i çadër tkeqe as qenin nuk e lej mrena. Tgjithëve i prune çadra të mira, mu 80 vjeç, invalid, nuk pyetën për mu. Nuk ke drejtësi sot, rroftë miku. Mos me pas qenë motra ku të shkoja unë?“, deklaroi ai.