Nuk kanë vizituar asnjëherë Kosovën së bashku, Afërdita Dreshaj premton se do të vijë së shpejti me Jakub Kindl - Gazeta Express
string(110) "nuk-kane-vizituar-asnjehere-kosoven-se-bashku-aferdita-dreshaj-premton-se-do-te-vije-se-shpejti-me-jakub-kindl"

Rozë

Gazeta Express

26/01/2021 13:39

Nuk kanë vizituar asnjëherë Kosovën së bashku, Afërdita Dreshaj premton se do të vijë së shpejti me Jakub Kindl

Rozë

Gazeta Express

26/01/2021 13:39

Këngëtarja dhe modelja shqiptare, Afërdita Dreshaj, po shijon një kohë të mirë me bashkëshortin dhe familjen e saj.

Derisa ka bërë një tërheqje nga karriera muzikore, ajo shpesh u jep mundësi fansave të pyesin më shumë për gjërat që u interesojnë.

Lexo Edhe:

Duke qenë se bashkëshorti i saj Jakub Kindl është me origjinë nga Çekia, ajo është pyetur nëse deri më tani e ka vizituar Kosovën.

“A ka qenë bashkëshorti juaj ndonjëherë në Kosovë, nëse jo si e pëlqen atë?”, ka qenë pyetja e parashtruar ndaj bukuroshes shqiptare.

 “Ai akoma nuk ka qenë në Kosovë apo në Shqipëri, me hokej dhe me sezonin ende nuk ka gjetur kohë. Por do e bëjmë këtë së shpejti”, ka qenë përgjigja e 34 vjeçares.