“Nuk kam konsideratë për të fare, ajo është rritë në LDK – Është jashtë çdo etike", Avdullah Hoti për deklaratat e Donika Gërvallës kundër LDK-së - Gazeta Express
string(139) "nuk-kam-konsiderate-per-te-fare-ajo-eshte-rrite-ne-ldk-eshte-jashte-cdo-etike-avdullah-hoti-per-deklaratat-e-donika-gervalles-kunder-ldk-se"

Lajme

Gazeta Express

01/02/2025 21:37

“Nuk kam konsideratë për të fare, ajo është rritë në LDK – Është jashtë çdo etike”, Avdullah Hoti për deklaratat e Donika Gërvallës kundër LDK-së

Lajme

Gazeta Express

01/02/2025 21:37

Kandidati për deputet nga radhët e LDK’së, Avdullah Hoti nuk ka dashur t’i komentojë deklaratat e Donika Gërvallës kundër LDK’së.

Hoti në emisionin Pressing në T7 thotë se nuk ka konsideratë për Gërvallën dhe kolëgët e saj që janë rritur në shtëpinë politike të LDK’së, ndërsa tentojnë ta poshtrojnë atë.

“Nuk i komentoj fare, se nuk kam konsideratë fare për të edhe për plot kolegë të saj që janë rrit, janë formu në një shtëpi politike që është nder me qenë pjesë e kësaj shtëpie, sic është LDK’ja.

Këta njerëz janë rrit janë formu e janë rrit në këtë organizatë politike, e tash kanë dalë në kampin tjetër, e që është e drejtë e tyre për këtë, por mënyra se si e fyejnë, e se si tentojnë ta poshtërojnë shtëpinë e tyre politike, më bëjnë që mos të kem asnjë konsideratë për këta njerëz, jo vetëm politike, por as njerëzore”, tha ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement