“Nuk kam fatura për Heronj” – Djali i Hafir Shalës për avokatin Kërveshi: Nuk më priti si avokat, por si njeri - Gazeta Express
string(104) "nuk-kam-fatura-per-heronj-djali-i-hafir-shales-per-avokatin-kerveshi-nuk-me-priti-si-avokat-por-si-njeri"

Lajme

Gazeta Express

18/07/2025 20:51

“Nuk kam fatura për Heronj” – Djali i Hafir Shalës për avokatin Kërveshi: Nuk më priti si avokat, por si njeri

Lajme

Gazeta Express

18/07/2025 20:51

Gentrit Shala, djali i mjekut të zhdukur të UÇK’së, Hafir Shala, ka ndarë përvojën e tij emocionale dhe ligjore lidhur me fillimin e procesit gjyqësor për arrestimin dhe zhdukjen e babait të tij. Ai ka treguar se për këtë çështje të ndjeshme ka zgjedhur avokatin Kujtim Kërveshi, duke theksuar jo vetëm profesionalizmin, por edhe ndjeshmërinë njerëzore të tij.

“Nuk më priti si avokat, por si njeri,” shkruan Shala.

Ai rrëfen se gjatë takimit të parë, kur kishte shprehur gatishmërinë për të paguar çfarëdo shume për këtë rast, përgjigjja e Kërveshit kishte qenë e prerë: “Nuk kam fatura për Heronj.”

Shala thekson se nuk bëhet fjalë për fjalë të mëdha, por për qëndrim dhe bindje të sinqertë që e bën dallimin midis një çështjeje të zakonshme ligjore dhe asaj që prek shpirtin e një vendi.

Në postimin e tij, ai shpreh mirënjohje publike për avokatin Kujtim Kërveshi dhe zyrën “Kërveshi & Partners Law Firm”, duke theksuar rëndësinë e kujtimit dhe respektit për të zhdukurit dhe familjet e tyre.

“Ndera e kujtimit është më e fuqishme se harresa e kohës,” citon Shala fjalët e Atë Shtjefën Gjeçovit, duke përmbyllur kështu mesazhin e tij.