string(98) "nuk-kam-asnje-dyshim-flet-pronari-i-nje-prej-makinave-te-djegura-ne-vlore-policia-te-gjeje-autorin"

Shqiperi

Gazeta Express

18/07/2023 9:12

“Nuk kam asnjë dyshim”, flet pronari i një prej makinave të djegura në Vlorë: Policia të gjejë autorin

Shqiperi

Gazeta Express

18/07/2023 9:12

Në orët e para të së martës tre makina u përfshirë nga flakët në lagjen “Pavarësia” në Vlorë në zonën e njohur si Albano&Romina. Nga zjarri u dogjën dy makina dhe pjesërisht një e tretë.

Dy nga mjetet i përkasin Petref Nezhës dhe Nerizan Hoxhës. Ky i fundit, mjeti i të cilit u dogj i pari, thotë se nuk dyshon tek asnjë person dhe se nuk e di pse ia kanë bërë këtë gjë.

“Unë punoj në ndërtim. Kam parkuar si çdo natë këtu. Nuk kam asnjë dyshim. S’e di pse më është bërë kjo gjë. Shpresoj që policia ta gjejë personin.”, tha ai.

/Gazeta Express