Nuk ka titull kampioni për Ronaldon në Arabinë Saudite
Futboll
Gazeta Express
27/05/2023 22:12
Janë shuar totalisht gjasat për Cristiano Ronaldon që të fitojë titullin e kampionit në Arabinë Saudite.
Al-Nassr barazoi 1:1 me Al-Ettifaq, për t’i
humbur edhe matematikisht gjasat për titullin e kampionit, shkruan Gazeta
Express.
Me një xhiro të mbetur, Al-Nassr është në
vendin e dytë me 64 pikë, pesë më pak se Al-Ittihad që sot shpallet kampion në
elitën e futbollit të Arabisë Saudite.
Ronaldo ka 14 gola të shënuar dhe dy
asiste gjithsej, teksa gjendet gjashtë gola larg top-golashënuesi i ligës.
/Gazeta Express/