Nuk ka të prekur me koronavirus as te klubi i Llapit - Gazeta Express
string(52) "nuk-ka-te-prekur-me-koronavirus-as-te-klubi-i-llapit"

Gazeta Express

27/05/2020 22:58

Nuk ka të prekur me koronavirus as te klubi i Llapit

Gazeta Express

27/05/2020 22:58

Llapi ka konfirmuar se nuk e ka asnjë të prekur më koronavirus në klub, pasi të gjitha testet e bëra sot ndaj futbollistëve dhe stafit të klubit kanë dalë negative.

Lojtarët dhe stafi i klubit nga Podujeva u testuan sot gjatë ditës, ndërsa rezultatet e ardhura këtë mbrëmje tregojnë se nuk ka asnjë te prekur me koronavirus në skuadër, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale.

Llapi ishte klubi i parë i Ipko Superligës së Kosovës, që u kthye në stërvitje pas lehtësimit të masave ndaj koronavirusit këtë muaj.

Lojtarët e Superligës nuk u testuan deri gati një javë pas rifillimit të stërvitjeve dhe vetëm pasi lojtari i Dritës, Izair Emini rezultoi pozitiv me Covid-19 javën e kaluar.

“Futbollistët, stafi teknik dhe administrata e KF Llapit gjatë ditës së martë kanë përfunduar testimet për COVID-19. Rezultatet e pranuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë̈ Publike në Kosovë rezultojnë të jenë NEGATIVE për të gjithë të testuarit, kështu që asnjë pjesëtar i klubit nuk rezulton i prekur me këtë virus”, shkruhet në njoftimin e Llapit në Facebook.

Llapi pritet të luftojë për një vend në garat evropiane sezonin e ardhshëm, kur kampionati në Ipko Superligë të rifillojë në fillim të muajit të ardhshëm.

Skuadra e Tahir Batatinës renditet në vendin e gjashtë me 34 pikë, gjashtë pikë larg vendit të tretë, i cili dërgon në kualifikime për pjesëmarrje në Ligën e Evropës. /Gazeta Express/