Nuk ka qetësi, lëkundje të tjera tërmeti shënohen në veri të vendit - Gazeta Express
string(66) "nuk-ka-qetesi-lekundje-te-tjera-termeti-shenohen-ne-veri-te-vendit"

Shqiperi

Gazeta Express

15/01/2022 14:25

Nuk ka qetësi, lëkundje të tjera tërmeti shënohen në veri të vendit

Shqiperi

Gazeta Express

15/01/2022 14:25

Një tjetër lëkundje tërmeti është ndjerë në veri të vendit pas asaj me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter që goditi Pukën.

Instituti i Gjeoshkencës bën me dije se lëkundja ndodhi pak pas mesditës së sotme dhe pati një magnitudë 3.4 të shkallës Rihter.

Tërmeti pati një thellësi 14 kilometra, ndërsa nuk janë njoftuar dëme materiale.

Një natë më parë, zona u trondit nga një tërmet me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter dhe sizmiologët i tremben riaktivizimit të tërmeteve në këtë territor të vendit, i cili deri më tani ka qenë i qetë.