string(136) "nuk-ka-qene-marreveshja-mes-haradinajt-e-tahir-zemajt-por-mes-shtabeve-po-te-merrte-tjeter-ane-zemaj-do-te-ishte-super-hero-armend-zemaj"

Lajme

Gazeta Express

07/05/2025 21:11

“Nuk ka qenë marrëveshja mes Haradinajt e Tahir Zemajt, por mes shtabeve – Po të merrte tjetër anë Zemaj do të ishte super – hero”, Armend Zemaj

Lajme

Gazeta Express

07/05/2025 21:11

Gjenerali i Ushtrisë Shqiptare, Kudusi Lama, gjatë një interviste në “Pressing”, më 24 prill, kishte shkaktuar debat për deklaratat e tij për Tahir Zemajn.

Armend Zemaj, në “Pressing” të T7, ka thënë se s’ka pasur marrëveshje personale mes Tahir Zemajt e Ramush Haradinaj, por mes shtabeve të tyre.

“Brigadat e komanduara nga koloneli Tahir Zemaj dhe shtabi i Glloganit i komanduar nga Ramush Haradianj, e kanë gjetur atë kompromisin dhe është formu zona e tretë në rrafshin e zonës Dukagjinit”, ka thënë ai.

“Nuk ka qenë marrëveshje mes Tahirit dhe Ramushit, s’ka qenë marrëveshje mes dy personave, por shtabit që ka hyrë në qershor të vitit 199 që ka qenë brigada e plotë”, ka deklaruar Zemaj.

Ze,aj tha se sikur Tahir Zemaj të merrte anën tjetër do konsiderohej hero. /Gazeta Express