“Nuk ka pasur asnjë sulm”, Rusia jep versionin e saj për shpërthimin në bazën ushtarake - Gazeta Express
string(84) "nuk-ka-pasur-asnje-sulm-rusia-jep-versionin-e-saj-per-shperthimin-ne-bazen-ushtarake"

Gazeta Express

09/08/2022 18:25

“Nuk ka pasur asnjë sulm”, Rusia jep versionin e saj për shpërthimin në bazën ushtarake

Gazeta Express

09/08/2022 18:25

Rusia ka reaguar pas lajmeve se një shpërthim i madh ka ndodhur në bazën e saj ushtarake në Krime, shumë afër vijave të frontit.

Ministria ruse e mbrojtjes ka thënë se shpërthimet në bazën ajrore ushtarake janë shkaktuar nga një shpërthim i municioneve të aviacionit dhe se nuk ka pasur viktima, sipas agjencisë së lajmeve RIA Novosti.

Lexo Edhe:

Sipas ministrisë, nuk pasur asnjë sulm dhe asnjë pajisje ushtarake nuk është dëmtuar, edhe pse u raportua për shpërthime të forta dhe tym të zi që ngrihej nga drejtimi i një baze ajrore ushtarake ruse në Novofedorivka në gadishullin e aneksuar të Krimesë.

Videot e supozuara të kapura në vendngjarje, disa prej tyre të postuara në rrjetet sociale dhe të xhiruara nga plazhet turistike aty pranë, tregonin një shtëllungë të madhe tymi që ngrihej në ajër.