Nuk ka mekanizëm që ta detyrojë Sofjen të ndryshojë qëndrimin ndaj maqedonasve, vlerëson analisti Atanasoski - Gazeta Express
string(107) "nuk-ka-mekanizem-qe-ta-detyroje-sofjen-te-ndryshoje-qendrimin-ndaj-maqedonasve-vlereson-analisti-atanasoski"

Maqedoni

Gazeta Express

13/04/2026 12:04

Nuk ka mekanizëm që ta detyrojë Sofjen të ndryshojë qëndrimin ndaj maqedonasve, vlerëson analisti Atanasoski

Maqedoni

Gazeta Express

13/04/2026 12:04

Analisti Blagojçe Atanasoski vlerëson se mungon një mekanizëm ndërkombëtar që do ta detyronte Bullgarinë të ndryshojë qëndrimin e saj në raport me të drejtat e pakicës maqedonase, përcjell Express nga Zhurnal.mk.

Sipas tij, aktualisht nuk ekziston një organ mbikombëtar me kompetenca të mjaftueshme për t’i imponuar Sofjes zbatimin e vendimeve ndërkombëtare.

Kjo deklaratë vjen pas konkluzionit të Komitetit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, i cili konstatoi se Bullgaria në mënyrë të pajustifikuar refuzon regjistrimin e një shoqate për të drejtat e maqedonasve, pa dhënë arsyetim të mjaftueshëm ligjor.

Atanasoski rikujton se kjo nuk është hera e parë, duke theksuar edhe një sërë vendimesh të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg që kanë trajtuar çështje të ngjashme.

Ai shton se zgjedhjet e ardhshme në Bullgari nuk pritet të sjellin ndryshime në politikën ndaj Maqedonisë. Sipas tij, presidenti Rumen Radev ka gjasa të dalë fitues, ndërsa paralajmëron edhe për një ashpërsim të retorikës politike.

Ndërkohë, Komiteti për të Drejtat e Njeriut i OKB-së ka obliguar Bullgarinë që të rishqyrtojë vendimet e gjykatave vendore për refuzimin e regjistrimit të shoqatës dhe t’i sigurojë ankuesit kompensim adekuat. Po ashtu, brenda një afati prej 180 ditësh, autoritetet bullgare duhet të raportojnë për masat konkrete të ndërmarra për përmirësimin e situatës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement