“Nuk ka kuptim”, reagimi prekës i Cristiano Ronaldos pas vdekjes së shokut të Kombëtares, Diogo Jota - Gazeta Express
string(96) "nuk-ka-kuptim-reagimi-prekes-i-cristiano-ronaldos-pas-vdekjes-se-shokut-te-kombetares-diogo-jota"

Futboll

Gazeta Express

03/07/2025 12:21

“Nuk ka kuptim”, reagimi prekës i Cristiano Ronaldos pas vdekjes së shokut të Kombëtares, Diogo Jota

Futboll

Gazeta Express

03/07/2025 12:21

Cristiano Ronaldo ka mbetur i shokuar pas vdekjes tragjike të shokut të tij tek Kombëtarja e Portugalisë, Diogo Jota.

28-vjeçari ndërroi jetë mbrëmë së bashku me vëllain e tij, Andre Silva pas një aksidenti të tmerrshëm trafiku, të pësuar në Spanjë, shkruan “Gazeta Express”.

E “CR7” e bëri para pak çastesh një reagim përmes llogarisë së tij zyrtare në rrjetet sociale, duke e shprehur dhimbjen dhe mërzinë që po e ndien pas ikjes së parakohshme të yllit të Liverpoolit nga kjo botë.

“Nuk ka kuptim. Vetëm pak kohë më parë ishim bashkë në ekipin kombëtar dhe pastaj ti u martove. Familjes tënde, gruas dhe fëmijëve të tu, u dërgoj ngushëllimet e mia dhe ju uroj gjithë forcën e botës. E di që do të jesh gjithmonë me ta. Pushoni në paqe, Diogo dhe André. Do të na mungosh të gjithëve”, shkroi 40 vjeçari. /Gazeta Express