“Nuk ka asgjë të keqe të dashurohesh me dikë që ka fëmijë”, deklarata e Armina Mevlanit nxit reagime - Gazeta Express
string(97) "nuk-ka-asgje-te-keqe-te-dashurohesh-me-dike-qe-ka-femije-deklarata-e-armina-mevlanit-nxit-reagime"

Rozë

Gazeta Express

24/06/2022 12:00

“Nuk ka asgjë të keqe të dashurohesh me dikë që ka fëmijë”, deklarata e Armina Mevlanit nxit reagime

Rozë

Gazeta Express

24/06/2022 12:00

Blogerja e njohur, Armina Mevlani është në një lidhje dashurie të konsoliduar me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha. Prej disa vitesh, ata janë bashkë dhe pritet që shumë shpejt të hedhin hapin e rëndësishëm të martesës.

Mirëpo, Shkëlzeni ka edhe dy fëmijë nga martesa e parë dhe kjo ka bërë që herë pas here Armina të gjendet përballë pyetjes se si e pret këtë fakt në jetën e partnerit.

Së fundmi, ajo është shprehur se nuk ka asgjë të keqe të dashurohesh me dikë që ka fëmijë. Mevlani madje ka treguar se nuk e ka problem dhe nuk e sheh si sakrificë.

“Nuk e kam fare problem dhe nuk e shoh si sakrificë që ka fëmijë. Duhet të ndryshojë, këtë mesazh duhet të çojmë. Nuk ka asgjë të keqe të dashurohesh me dikë që ka fëmijë”, ka thënë blogerja në “Goca e Gra”, duke nxitur shumë reagime./abcnews.al

Advertisement
Advertisement
Advertisement