Fituesi i medaljes së në notin e shpinës në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, Thomas Ceccon është parë duke fjetur gjumë në një park të kryeqytetit francez. Kjo ka ardhur për shkak të ankesave të tij, për kushtet e jetesës në fshatin Olimpik.
Italiani, i cili siguroi medaljen e artë 100 metra not shpine për meshkuj dhe të bronztën në stafetën 4×100 metra stil i lirë, u shpreh shumë i zhgënjyer. Ky zhgënjim vinte për akomodimin e tij.
“Nuk ka ajër të kondicionuar në fshat, është vapë, ushqimi është i keq. Shumë sportistë lëvizin për këtë arsye. Nuk është alibi apo justifikim, është realiteti i asaj që ndoshta jo të gjithë e dinë”, ishin fjalët e Ceccon.