Nuk ju tregon vetëm rrugën, opsioni i ri i 'Google Maps' mund t’ju shpëtojë jetën - Gazeta Express
string(77) "nuk-ju-tregon-vetem-rrugen-opsioni-i-ri-i-google-maps-mund-tju-shpetoje-jeten"

Lajme

Gazeta Express

29/09/2022 7:51

Nuk ju tregon vetëm rrugën, opsioni i ri i ‘Google Maps’ mund t’ju shpëtojë jetën

Lajme

Gazeta Express

29/09/2022 7:51

Një tjetër shërbim i është shtuar Google Maps, i cili ka për qëllim të na informojë për cilësinë e ajrit në zonën ku jetojmë. Shërbimi i ri quhet “Air Quality” dhe me hapjen e aplikacionit ai lokalizohet lehtësisht përmes butonit që ndodhet në pjesën e sipërme djathtas të ekranit të smartfonit.

Me këtë shërbim, përdoruesi informohet për nivelet e mikrogrimcave (PM 2.5) që gjenden në atmosferën e një lokacioni, në mënyrë që ai të marrë masat e duhura për të mbrojtur shëndetin e tij. Për të ofruar këtë shërbim, Google punon me kompani të specializuara në matjet e cilësisë së ajrit.