“Nuk janë rehat sepse nuk kanë pritur që dikush i sfidon – Pushtet i vllaznive”, Natyra Kuçi thotë se po bëhet fushatë kundër saj, ka një pyetje për Ramosajn - Gazeta Express
string(151) "nuk-jane-rehat-sepse-nuk-kane-pritur-qe-dikush-i-sfidon-pushtet-i-vllaznive-natyra-kuci-thote-se-po-behet-fushate-kunder-saj-ka-nje-pyetje-per-ramosajn"

Lajme

Gazeta Express

09/09/2025 21:25

“Nuk janë rehat sepse nuk kanë pritur që dikush i sfidon – Pushtet i vllaznive”, Natyra Kuçi thotë se po bëhet fushatë kundër saj, ka një pyetje për Ramosajn

Lajme

Gazeta Express

09/09/2025 21:25

Natyra Kuçi, kandidate e PSD-së për kryetare të Deçanit, ka qenë e ftuar në “Pressing” të T7.

Ajo ka thënë se pushteti lokal nuk ka pritur që dikush i sfidon në Deçan.

Ajo ka thënë se është duke u sulmuar me profila fake në Tik Tok, teksa shton se në fillim është shpërfillur.

“Pushteti në Deçan ka fillu me më injoru prej liderit partisë e tutje nuk ma kanë përmendur emrin, e kanë shpërfillur kandidimin tim. Ndërkaq javëve të fundit që është bërë shumë më serioze gara dhe mbështetja është rritur shumë më shumë për mua dhe ideve të mia, tash është intensifikuar fushata e keqe, me profila fake në TIk Tok, me faqe të mia. Pas mbledhjes së fundit të Aleancës kanë vendos mem sulmu me tik-toka fals dhe aq shumë foto e video të mia që i kanë bërë montazh po shihet që janë në panikë. Nuk janë më rehat sepse nuk kanë pritur që dikush i sfidon”, ka thënë ajo.

“Unë shfrytëzoj rastin me pyet kryetarin Ramosaj, aty ku rrin çdo ditë edhe aty ku e ka vilën luksoze a ka mundësi me na tregu ku i ka marrë paret për atë vilë”, ka pyetur Kuçi.

Emisionin “Pressing” mund ta ndiqni KËTU