Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë për Reuters, se nuk është i shqetësuar për shpërthimin e një lufte rajonale në Lindjen e Mesme, pas sulmeve të Izraelit ndaj Iranit.
“Nuk jam i shqetësuar për luftë rajonale,” është shprehur Trump në një intervistë telefonike, duke shtuar se SHBA “i dinte të gjitha” rreth sulmit izraelit.
Ai gjithashtu ka shtuar se ka bërë përpjekje që ta shpëtojë Iranin nga “vdekja dhe poshtërimi”.
Sipas Reuters, Trump më tej ka thënë se është duke planifikuar një takim mes zyrtarëve amerikanë dhe atyre iranianë për të dielën, megjithëse nuk ishte i sigurtë nëse do të zhvillohej. Ai ka përsëritur se “nuk është vonë për një marrëveshje me Iranin”, transmeton Express.