‘Nuk jam divorcuar nga gruaja’, Lindita acarohet keq me Oltin dhe merr një vendim - Gazeta Express

‘Nuk jam divorcuar nga gruaja’, Lindita acarohet keq me Oltin dhe merr një vendim

Rozë

Gazeta Express

12/06/2021 21:32

Olti i “Përputhen +40” ka treguar shpeshherë se ka akoma ndjenja për ish-bashkëshorten, mirëpo deklarata e tij e fundit i ka lënë pafjalë vajzat në studio.

Ish-bashkëshortja është ende gruaja e tij, sepse Olti nuk është divorcuar ende.

“Nuk jam divorcuar me letra akoma. Jemi në proces e sipër. Në Itali proceset e ndarjes nuk janë shumë të gjata”, tha ai.

Lindita, e cila ka dalë në disa takime me Oltin, u acarua duke u shprehur se nuk është goma rezervë e askujt.

“Asnjë nuk është gomë rezervë. Vajzë e dashur, unë këtë plagë, o me ty o me një tjetër do mundohem ta mbyll”, u përgjigj Olti.

“Unë tërhiqem nga Olti. Besoj se çdo vajzë do tërhiqej në këtë pozicion. Ai vazhdon thekson se ka ndjenja për bashkëshorten dhe nëse ajo do t’i thotë “Po, kthehu”, ai ikën. Mua më le ai”, deklaroi Lindita.