Oficerët e Policisë Gjyqësore në Kukës kanë arrestuar në flagrancë këtë të premte më 19 shtator një 43-vjeçar, i cili nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar automjetin.
“Oficerët e Policisë Gjyqësore arrestuan në flagrancë shtetasin K. Sh., 43 vjeç, dhe shpallën në kërkim shtetasin D. G., 18 vjeç, të dy banues në fshatin Shtiqen, pasi në vendin e quajtur ‘Parku i Ri ‘, Kukës, shtetasi D. G. nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin me të cilin qarkullonte bashkë me shtetasin K. Sh., ndërsa ky i fundit i ka kundërshtur me forcë punonjësit e Policisë. “, tha Policia.
Më tej, bëhet me dije se uniformat blu po punojnë për kapjen e shtetasit me inicialet D. G.
FTESE PËR PJESEMARRJE Ne procedurën e tenderit/gares për dhënien/perzgjedhjen e shërbimit të qirasë për automjete të pablinduara, pa shoferë,...