Nuk ishte emrin në listë ? Reagon Nishani: Do i çoj në gjyq! - Gazeta Express
string(56) "nuk-ishte-emrin-ne-liste-reagon-nishani-do-i-coj-ne-gjyq"

Nuk ishte emrin në listë ? Reagon Nishani: Do i çoj në gjyq!

Shqiperi

Gazeta Express

11/06/2021 21:44

Dy ditë na ndajnë nga zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së, ku në garë janë katër kandidatë.

E ndërsa ditët e fundit, Jemin Gjana që është kryetar i Komisionit Zgjedhor ka folur disa herë për listat, dy javë më parë në media qarkulloi një lajm që Bujar Nishani, i cili është kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së nuk e ka emrin mes atyre që do të votojnë për të zgjedhur kryetarin e ri.

Lexo Edhe:

Por si qëndron e vërteta dhe çfarë komenti ka vetë Nishani? “Nëse është edhe kjo pastaj…. Duhet të jem sepse kur kam lënë zyrën e Presidentit të Republikës, jam paraqitur menjëherë në seksionin e lagjes, kam marrë teserën e PD-së.

Nëse nuk është emri do ta çoj në gjykatë, por jo në gjykatën e partisë, pasi PD nuk ka gjykatë. Statuti parashikohet që të ketë gjykatën e partisë, komisionin e Apelimit, dhe prej 4 vitesh është emëruar vetëm kryetari” tha sonte ai.

Kandidatja për kryetare Edith Harxhi, teksa u kërkoi demokratëve që të mos bëhen qaramanë duke akuzuar për vjedhje të zgjedhjeve nga shumica socialiste, i ftoi të bashkohen për të fituar. Në fund të takimit me demokratët në Tiranë, Harxhi kishte një “thumb” direkt për Lulzim Bashën, kur foli për pasurinë e saj.

Unë sot e nis këtë garë për kryetare të PD-së me një “iPhone” të vjetër që e kam marrë para 7-8 vitesh, kam vetëm një makinë, asgjë tjetër, nuk kam 4 vila. Kam komplet edukatë tjetër” tha Harxhi.

Në garë për postin e kryetarit të PD-së janë Lulzim Basha, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj, ndërsa zgjedhjet do të zhvillohen në 13 qershor.