Nuk ia kemi borxh askujt performancën e të qënit OK - Gazeta Express
string(51) "nuk-ia-kemi-borxh-askujt-performancen-e-te-qenit-ok"

Gazeta Express

24/03/2020 11:08

Nuk ia kemi borxh askujt performancën e të qënit OK

Gazeta Express

24/03/2020 11:08

Çdo mëngjes kemi dal nga shtëpia, kemi shkuar me makinë në punë (duke e ditur numrin e madhë të aksidenteve që mund të ndodhin) dhe prapë kemi shpresuar që do të kthehemi në shtëpi dhe e gjithë familja do të jenë mirë. Këtë mekanizëm e kemi përdorë çdo ditë, edhe pse në mënyrë të pavetëdijshme deri tani. Këtë mund ta bëjmë edhe tani.  Pra, përpiqemi ta pranojmë ankthin dhe pasigurinë, duke vepruar me shpresë për të ardhmen dhe me bësim tek vetja jonë. Ankthi le të jetë miku ynë këto ditë.  Edhe miqtë një ditë ikin për në shtëpinë e tyre

Brikena Krasniqi Hoti

Lexo Edhe:

Kaloi më shumë se një javë nga distancimi fizik e social, të gjithë jemi në shtëpi, dhe në mënyrë të gabuar krijohet përshtypja se të gjithë po e shfrytëzojnë këtë kohë në maximum, duke i bërë gjërat që kanë pasur gjithmonë dëshirë ti bëjnë, por s’kanë pasur edhe aq kohë. Dhe tash që kanë të gjithë kohën e botës, duket se secili po e shndërron kete përvojë në diçka positive, duke lexuar, shikuar filma, duke bërë Yoga, gatimi më fëmijët e pastaj bisedat e këndshme rreth tryezës. Më falni, por kjo nuk është tërësisht e vërtetë. Ata që po ia dalin duke reflektuar e të inspiruar për të bërë gjëra pozitive për veten, e po qëndrojnë të fortë për  familjen, BRAVO E MADHE PËR TA.

Por ka një numër të madh njerëzish që vërtet po vujanë e janë më tepër së të frikësuar, dhe ato këshillat, anë e mbanë rrjeteve sociale, që të mos bëjmë panik, të mendojmë pozitivisht e ta kursejmë vetën nga lajmet, nuk po funksionojnë në tërësi. Jo për të gjithë.

Atjë diku, ndoshta i/e vetmuar, por edhe shpeshherë në mesin tonë, është dikush duke u përpëlitur në shpirt, duke vuajtur dhe i ngulfatur nga frika dhe emocionet tjera, mu përpara syrit tonë që nuk i vëren aq mirë grimcat e dhimbjës emocionale, e që atij/asaj që e përjeton këtë ngulfatje emocionale, i duket sikur ska më jetë.

Për ty atje, që të duket sikur bota u shëmb, ka shumë kuptim që po vuan. Jëmi të rrethuar më shumë të panjohura. Kjo që po përjetojmë mund të jetë për shumë kënd, ngulfatëse dhe e frikshme.  Është e lejueshme të ndjehesh i frikësuar dhe të qash. Është e lejueshme të mos jesh OK, apo të mos  provosh të mësosh apo bësh gjëra të reja. Nuk ka mundësi të mësosh gjë kur je në dhimbje. Kur shpirti vuan nuk  mund të vet-zhvillohesh dhe ta shfytëzosh izolimin për tu inspiruar. Në këto rrethana është e lejueshme të bësh pak ose aspak, mjafton aq sa të mbijetosh. Në vend se të përpiqesh shumë për tu dukur OK, lejoji vetës të ndjesh ndjenjat e tua, të vijnë ndjenjat e tua në siperfaqe. Ndjenjat e tua janë të vlefshme. Kjo që po ndodhë është reale dhe e di që nuk ndihmon të bësh sikur gjithçka është mirë, të krijosh iluzion se ti je mirë. Është shumë normale nëse nuk je OK, nëse nuk je mirë. E nësërmja mund të jetë më e mirë. Por sot pranoje se si ndihesh dhe je i lejuar që të ndjehesh i mërzitur, i frikësuar, në ankth, i hutuar, i pavlerë, i pa shpresë. T’i japësh hapësirë ndjenjavë tua dhe t’i ndjesh ato, nuk është dobësi. Është njerëzore dhe madje kogja e guximshme. Duhet të kesh forcë. Dhe bravo e madhë për ty që këtë forcë nuk po e shpenzon duke u maskuar për tu dukur OK. Është forcë dhe guxim i madh ta pranosh atë që ndjen dhe të punosh në atë drejtim. Vetëm të fortët e bëjnë këtë. Dhe jo, kjo nuk është aspak panik. Paniku evitohet kur i lejojmë ndjenjave të arrijinë në siperfaqe, i ndjejmë ato, u japim vëmendjen që duhet. Dhe kështu ne mund të ndihemi më shlirë, më mirë e me të qetë ndoshta. Nëse jo sot, nesër me siguri që po.  Kujdesuni për ndjenjat e tua.

Këshillë profesionale për ata që vuajnë nga ankthi:  Kur themi pranojeni ankthin, bashkëjetoni me të, duket paradoksale sepse është reagim instinktiv që ta largosh apo luftosh atë. Në fakt, ta pranosh që je në ankth, është një mënyrë shumë efektive dhe strategji e dëshmuar terapeutike. Duke u përpjekur që ta largoni apo luftoni ankthin, truri juaj do ta keqinterpretoj ankthin si një problem tjetër shtesë, kështu duke liruar më shumë hormone të stresit në organizmin tuaj, dhe si rrjedhojë duke e rritur më shumë intensitetin e ankthit. Përpiquni që të pranoni dhe të bashkëjetoni me atë që ndjeni. Ankthi nuk është i rrezikshëm edhe pse shkakton siklet e shqetësim. Ia rikujtoni vetës që ankthi është aty me ju dhe kjo është ok. Mirëpriteni atë sepse nuk është i rrezikshëm.  Secili prej nesh ka resurse të brendshme psikologjike  (për të cilat nuk jemi të vetëdijshëm) për ta pranuar ankthin. Ja një shembull: Mendojeni se gjatë gjithë jetës sonë, në kemi bashkëjetuar me pasigurinë. Çdo mëngjes kemi dal nga shtëpia, kemi shkuar me makinë në punë (duke e ditur numrin e madhë të aksidenteve që mund të ndodhin) dhe prapë kemi shpresuar që do të kthehemi në shtëpi dhe e gjithë familja do të jenë mirë. Këtë mekanizëm e kemi përdorë çdo ditë, edhe pse në mënyrë të pavetëdijshme deri tani. Këtë mund ta bëjmë edhe tani.  Pra, përpiqemi ta pranojmë ankthin dhe pasigurinë, duke vepruar me shpresë për të ardhmen dhe me bësim tek vetja jonë. Ankthi le të jetë miku ynë këto ditë.  Edhe miqtë një ditë ikin për në shtëpinë e tyre.

Autorja është Specialiste e Psikologjisë Klinike dhe Psikoterapiste