Nuk ia del Xherdan Shaqiri, mungon në Champions League kundër Atletico Madrid - Gazeta Express
string(76) "nuk-ia-del-xherdan-shaqiri-mungon-ne-champions-league-kunder-atletico-madrid"

Nuk ia del Xherdan Shaqiri, mungon në Champions League kundër Atletico Madrid

Gazeta Express

17/02/2020 16:24

Shaqa s’do të luajë as kundër Atletico Madridit

Lëndimet janë duke i shkaktuar shumë probleme këtë edicion. Xherdan Shaqiri do të mungojë edhe kundër Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve.

Lexo Edhe:

Jurgen Klopp ka publikuar listën prej 21 futbollistëve të ftuar për takimin e nesërm dhe mungon anësori shqiptar, raporton Gazeta Express.

Këta janë futbollistët e ftuar për sfidën që do të zhvillohet në ‘Wanda Metropolitano’, stadium në të cilin edicionin e kaluar Liverpooli e fitoi Champions Leaguen duke e mposhtur 2-0 në finale Tottenhamin.

21 futbollistët e ftuar nga Klopp:

Alisson, Fabinho, Van Dijk, Wijnaldum, Lovren, Milner, Keita, Firmino, Mane, Salah, Gomez, Adrian, Henderson, Oxlade-Chamberlain, Minamino, Lallana, Robertson, Origi, Matip, Kelleher, Alexander-Arnold.