'Nuk i kontrolloni dot Avdylajt', zbardhen kërcënimet e bandës ndaj policëve pas sherrit te Burgu 313 - Gazeta Express
string(98) "nuk-i-kontrolloni-dot-avdylajt-zbardhen-kercenimet-e-bandes-ndaj-policeve-pas-sherrit-te-burgu-313"

‘Nuk i kontrolloni dot Avdylajt’, zbardhen kërcënimet e bandës ndaj policëve pas sherrit te Burgu 313

Gazeta Express

30/05/2020 12:29

Ditën e djeshme në ambientet e paraburgimit të Burgut 313 në Tiranë ka nisur një sherr mes anëtarëve të bandës së Avdylajve dhe policisë.

Përplasja ndodhi pas një vendimi për kontrollin e qelive të tyre, pasi ishte gjetur një telefon.

Lexo Edhe:

Kësisoj drejtori i përgjithshëm i burgjeve Agim Ismaili, urdhëroi tre muaj izolim për anëtarët e bandës së Avdylajve dhe për një shtetas italian, pas sherrit me efektivët e burgut.

Por Gjykata vendosi që të anulojë vendimin për izolimin e këtyre personave.

Ditën e sotme është zbardhur edhe dosja e Prokurorisë, ku zbulohen edhe kërcënimet e bandës ndaj policëve.

“Ty të njoh se më ke shoqëruar për vizitë në spital. Nuk i kontrolloni dot Avdylajt. Për 10 ditë unë jam jashtë, mbaje mend fytyrën time, do t’iu heqim qafe”, janë disa nga kërcënimet e bandës së Avdylajve ndaj policiëve në burgun e sigurusë së lartë.