“Nuk i festoj më golat për shkak të VAR-it” - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

14/12/2019 23:50

“Nuk i festoj më golat për shkak të VAR-it”

Ballina

Gazeta Express

14/12/2019 23:50

VAR po ndryshon gjithçka.

Derisa nuk po arrin t’i shuajë ende polemikat në fushë, VAR ka arritur që fatkeqësisht, t’i largojë paksa edhe emocionet që t’i dhuron futbolli.

Të paktën kështu mendon Jurgen Klopp, trajneri i Liverpoolit, i cili më nuk i feston golat nga frika se mos anulohen me ndërhyrjen e VAR.

“Nuk e kam të qartë ku ishte ofsajdë, të jem i sinqertë”, u shpreh Klopp kur u pyet për ofsajdin e mundshëm te goli i Sadio Manes kundër Watford.

“Nuk i festoj golat derisa dikush të më thotë është gol”.

“Nuk e kam parë nëse Sadio ishte ofsajdë, nuk e kam shikuar pastaj, s’e kam idenë”, shtoi ai pas ndeshjes.

Liverpooli po shkon sigurt drejt titullit në Premierligë pas 30 vitesh. Pas 17 ndeshjeve, ‘Redsat’ prijnë me 49 pikë, 10 më shumë se ndjekësi më i afërt, Leicester City dhe 17 më shumë se kampioni aktual, Manchester City. /Gazeta Express/