Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i është drejtuar me kërkesë zyrtare Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë (ILD) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) që të nisin procedimin disiplinor ndaj Prokurores së Shkodrës, Elsa Gjeli.
Sipas ministrit Manja, prokurorja Gjeli duhet proceduar penalisht për mos mosfillimin e hetimeve në rastin e ndërtimimeve pa leje në Theth!
Kërkesa e Manjës:
I nderuar z. Inspektor i Lartë i Drejtësisë,
Rrethanat që diktojnë mosfillimin e procedimit penal, sikundër është ajo që lidhet me parashikimin ose jo në ligj si vepër penale të një veprimi ose mosveprimi, është një nga ato konstatime që lidhet me ballafaqimin e faktit të ndodhur me dispozitat e Kodit Penal në fuqi dhe të ligjeve të tjerë që parashikojnë vepra penale për të konkluduar nëse ai përbën vepër penale. Kjo ndodh në ato raste kur verifikimi është i thjeshtë dhe në gjendjen e një materiali hetimor fillestar, prokurori është në gjendje të kryejë këtë verifikim në mënyrë të saktë dhe shteruese. Në rastin konkret, prokurori nuk ka kryer asnjë verifikim pranë organeve kompetente shtetërore që merren me administrimin e territorit ku ka ndodhur ngjarja, verifikime të cilët do të hidhnin dritë më mirë mbi rrethanat konkrete të ngjarjes. Edhe pse, jemi të mendimit që në rastin konkret, për shkak se vepra penale e konsumuar nuk lidhet vetëm me parashikimet e Kodit Penal, por dhe me ligje të tjera ku mund të referojnë dispozitat penale, si dhe për shkak se kërkohen hetime të thelluara (këqyrje vendi, ekspertime, marrje deklarimesh nga persona që kanë dijeni mbi rrethanat e ngjarjes, etj.), prokurorja duhej të kishte disponuar regjistrimin e procedimit penal dhe kryerjen e hetimeve të plota e gjithëpërfshirëse.
Nga pikëpamja materiale dispozita e parashikuar nga neni 199/a i Kodit penal është dispozitë e blanket dhe për zbërthimin e elementëve të kësaj vepre penale është me rëndësi referimi i duhur tek ligji sektorial që ka të bëjë me planifikimin e territorit, atë të proceseve kalimtare të pronësisë dhe në ligjin e zonave të mbrojtura, meqë vendi i kryerjes se veprës penale të pretenduar është zona e Thethit. Prokurorja, për të arritur në një konkluzion të saktë për ekzistencën e veprës penale në kontekstin e ngjarjes legjislacionin e fushës përkatëse.
Parë në këtë këndvështrim, një tjetër mangësi serioze e vendimit të prokurores Elsa Gjeli është analiza e paplotë dhe epasaktë e kuadrit ligjor në fuqi për zhvillimin e territorit, mbrojtjen e pronës dhe mjedisin. Së pari theksojmë se në analizën e saj ajo i është referuar ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, por ky ligj është shfuqizuar nga ligji nr.20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”. Prokurorja Elsa Gjeli duke shpërfillur krejtësisht dispozitat në fuqi të ligjit të ri, si dhe detyrimet specifike për ndërtimet në zona të mbrojtura dhe ato me përparësi për zhvillimin e turizmit, ka arsyetuar vendimin e mosfillimit duke u bazuar te një ligj që nuk është në fuqi, pra është një ligj i vdekur juridikisht.
Referimi në arsyetimin e vendimit të mosfillimit tek një ligj i shfuqizuar, tregon varfëri intelektuale në njohuritë mbi ligjin, mungesë trajnimi vazhdues në fushën e ligjit, njohuri të cunguara në fushën e ligjit dhe paaftësi profesionale. Arsyetimi i vendimit duke iu referuar një ligji të shfuqizuar të çon në një perceptim të gabuar të faktit penal dhe si i tillë vendimi i mosfillimit është lehtësisht i cenueshëm si nga pikëpamja materiale ashtu edhe nga pikëpamja procedurale penale. Prokurorja nuk ka analizuar ligjin nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, nenin 41 të tij dhe kërkesat për leje ndërtimi në zona të mbrojtura ose me përparësi për turizmin. Ajo nuk ka marrë parasysh se Thethi është zonë me përparësi për zhvillimin e turizmit (sipas vendimit nr. 1/2018 të KKT) dhe pjesë e Parkut Kombëtar “Alpet e Shqipërisë” (VKM nr. 59, datë 26.01.2022) dhe se çdo ndërhyrje në këto zona kërkon leje të posaçme ndërtimi dhe akt konfirmimi nga sekretariati i KKTU-së, edhe në rastet e deklaratës paraprake.
Duke mos e analizuar këtë kuadër të plotë ligjor, prokurorja ka zëvendësuar detyrimin për hetim me një interpretim të gabuar të një ligji të shfuqizuar duke marrë një rol që i është rezervuar vetëm gjykatës.
Ky veprim tregon nxitim dhe paragjykim të hetimit, me një tendencë të qartë për të mos ushtruar
ndjekje penale, paaftësi profesionale për të aplikuar ligjin në fuqi dhe mbi të gjitha tejkalim të misionit të prokurorit, i cili nuk është të japë interpretim juridik përfundimtar të ligjit material, por të hetojë, të mbledhë fakte dhe prova për të provuar veprën penale dhe fajësinë e autorit të veprës penale.
Aq më tepër, është e papranueshme që prokurori, mbi bazën e një materiali fillestar hetimor, të jetë në gjendje të arsyetojë e të arrijë mbi përfundime katërcipërisht të bazuara për anën subjektive të personit. Si rregull, ana subjektive është një element tejet i vështirë për t’u provuar që kërkon hetime të thelluara, debat gjyqësor, për të mbërritur në një përfundim të saktë, logjik e të bazuar prova e në ligjin e aplikueshëm. Konkluzioni i prokurores Elsa Gjeli, se në rastin konkret (shtetasja Lene Prroni) mungon faji si element i domosdoshëm i ekzistencës së faktit penal, vetëm duke analizuar materialin kallëzues, është konkluzion i gabuar jo vetëm sepse nuk ka kryer asnjëveprim hetimor por nuk merr në konsideratë as praktikën dhe jurisprudencën e vendimeve të Gjykatës së Lartë në këtë drejtim. Praktika e Gjykatës së Lartë e zhvilluar në këtë drejtim, konkretisht vendimi nr. (104), datë 30.3.2023 i Kolegjit Penal të kësaj gjykate, përmend shumë qartë: 00-2023-948 “Kolegji rithekson se, me reformimin e ligjit procedural penal, ndryshime kanë pësuar edhe nenet 290 dhe 291 të KPP, ku në këtë të fundit dispozitë, në mënyrë eksplicite parashikohet edhe afati për marrjen e vendimit të mosfillimit të procedimit . Kjo dispozitë procedurale në mënyrë taksative parashikon se disponimi i prokurorit për mosfillimin e procedimit penal duhet të merret brenda 15 ditëve nga verifikimi i thelbit të njoftimit për veprën penale nga ana e prokurorit dhe vetëm në mungesë të rrethanave taksativisht të përcaktuara në nenin 290 të KPP. 14. Paraprakisht është për të sqaruar se, në arritjen e secilit prej konkluzioneve që parashikon neni 290 KPP, kërkohen disa veprime hulumtuese apo verifikuese në funksion të verifikimit të ekzistencës së rasteve të parashikuara në këtë nen. Secili nga rastet e përcaktuara në nenin 290 të KPP janë të tilla që nuk kërkojnë kryerjen e veprimeve procedurale apo ndonjë verifikim të thelluar të tyre, ndaj ligjvënësi ka parashikuar një afat maksimal prej 15 ditësh në këtë rast. Secili nga rastet e kësaj dispozite është i tillë që menjëherë, pas çastit të shënimit në regjistër i njoftimit të veprës penale (me iniciativë a kallëzim), prokurori mund të vendosë nëse është e nevojshme apo jo kryerja e veprimeve hetimore….
Mandej, në vendimin nr. 00-2024-1448 (209), datë 17.9.2024, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë është shprehur:
“16. … Neni 291, pika 1 i KPP, parashikon se, “Kur ekzistojnë rrethanat që nuk lejojnë fillimin e procedimit, prokurori jep vendim të arsyetuar për mosfillimin e procedimit brenda 15 ditëve nga regjistrimi i kallëzimit.” Vendimi i mosfillimit të procedimit penal është një vendim “quasi të gjyqësor” i prokurorit, i bazuar në parimin e ligjshmërisë, që jepet brenda një afati 15-ditor nga regjistrimi i kallëzimit, kur ekzistojnë rrethanat që nuk lejojnë fillimin e procedimit. Për parandaluar mosfillimet e procedimeve në mënyrë të kundërligjshme, neni 291 i KPP ka përcaktuar se, ky vendim jo vetëm duhet të jetë i arsyetuar, por dhe detyrimin e organit procedues për t’u njoftuar menjëherë vendimin atyre që kanë bërë kallëzimin ose ankimin, viktimës ose trashëgimtarëve të saj, të cilët mund ta kundërshtojnë atë brenda 10 ditëve nga njoftimi i vendimit. Këto parashikime ligjore janë të lidhura ngushtësisht me parimin e ligjshmërisë. Në lidhje те zbatimin e këtij parimi, Gjykata Kushtetuese, është shprehur se,“… “… Vendimmarrja e prokurorit ashtu si edhe e gjykatës udhëhiqet nga parimi i ligjshmërisë. Thënë kjo, prokuroria zhvillon gjithë veprimtarinë brenda kompetencave të caktuara me ligj. Përcaktimi i kushteve ligjore të mosfillimit apo pushimit të çështjes penale është bërë nga ligjvënësi dhe prokurorit nuk i lejohet të vendosë të mosfillojë ose pushojë një çështje penale jashtë këtyre kushteve ligjore. Diskrecioni i prokurorit qëndron vetëm në faktin se atij i është lënë kompetenca të vlerësojë nëse, në pretendimet konkrete që ka për trajtim, përmbushen ose jo këto kritere….”. Për pasojë, mosfillimi i procedimit jashtë rrethanave ligjore, do të binte ndesh me parimin e ligjshmërisë së veprimtarisë së prokurorit, parashikuar nga neni 4 shkronja “ç”, pika 1, neni 148 “ç”/3 i Kushtetutës, si dhe nga neni 24
shkronja “ç” pika 2 i KPP. Prokurori në funksion të procedimit penal kryen çdo veprim hetimorqë e çmon të nevojshëm, të parashikuar në Kodin e Procedurës Penale. Gjatë afatit 15-ditor nga regjistrimi i kallëzimit, prokurori mund të kryejë veprime hetimore, në funksion të verifikimit të rrethanave që nuk lejojnë fillimin e procedimit penal. Me marrjen e vendimit të mosfillimit, ndalohet kryerja e veprimeve të mëtejshme hetimore. Ndërsa, në rast se vendoset regjistrimi i procedimit penal, veprimet që kryen prokurori, janë në funksion të hetimit dhe mbështetjes sẽ akuzës në gjyq. Se 17. Në nenin 291 dhe 329 të KPP është parashikuar e drejta e kontrollit gjyqësor ndaj vendimit të prokurorit për mosfillimin dhe pushimin e procedimit penal gjatë fazës së hetimeve paraprake. Ky kontroll ushtrohet në funksion të parimit të ligjshmërisë së procedimit penal dhe të garantimit të të drejtave të palëve të përfshira në të. Sipas jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, kjo e drejtë për të kundërshtuar veprimet e prokurorit në rrugë gjyqësore, pra për t’iu drejtuar një autoriteti të pavarur dhe paanshëm është në përputhje edhe me standardet e vendosura nga neni 42 і Kushtetutës. Në parim, ligjvënësi ia ka nënshtruar të gjitha veprimet hetimore paraprake kontrollit gjyqësor. Praktika njeh dy mënyra për ushtrimin e këtij kontrolli: ose nëpërmjet gjykatës themelit ose nëpërmjet gjyqtarit hetues, i cili, në legjislacionet e disa vendeve, është organi kompetent për të kontrolluar të gjitha veprimet hetimore paraprake para se çështja t’i kalojë për gjykim gjykatës kompetente. Në fund është gjykata që ka të drejtë të shprehet për të gjitha veprimet hetimore përfshirë edhe vendimin e pushimit të çështjes. Gjykata gjatë shqyrtimit të këtij vendimi duhet të konstatojë, nëse prokurori ka pushuar çështjen në zbatim të ligjit dhe mbështetur në prova dhe argumente të mjaftueshme apo jo, ose nëse prokurori realisht i ka bërë të gjitha përpjekjet për të zbuluar faktin, pavarësisht përfundimit ku ka arritur.
Me mjaft rëndësi janë dhe përcaktimet dhe orientimet e dhëna në vendimin unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë nr. 2, datë 20.6.2013, ku shprehimisht thuhet:”15. Rastet e mosfillimit të çështjes penale nuk kërkojnë ndonjë hetim të thellë. Konstatimi i rrethanave është i lehtë dhe përgjithësisht bëhet para fillimit të procedimit penal, për këtë, mjaftojnë vetëm disa verifikime të shpejta për të konkluduar rreth marrjes së një vendimi mosfillimi. Si subjekte që marrin pjesë në këtë fazë, përveç prokurorit dhe policisë gjyqësore, janë edhe kallëzuesi, si njoftues i veprës penale, e në varësi të rastit, edhe personi të cilit i atribuohet vepra penale.
Është pra, mjaft e qartë, se Gjykata e Lartë në mënyrë të përsëritur ka udhëzuar organin е prokurorisë lidhur me natyrën e veprimeve verifikuese që kryhen brenda afatit procedural prej 15 ditësh. Këto veprime janë në funksion të arritjes së konkluzionit nëse plotësohen kushtet mosfillimit të procedimit penal në kuadër të nenit 290 të Kodit të Procedurës Penale. Në të kundërt, nëse nuk është e lehtë konkludimi lidhur me kushtet që lidhen me veprën penale ose me personin, prokurori duhet të procedojë me regjistrimin e procedimit penal dhe nëse verifikohen shkaqe që diktojnë pushimin e çështjes, do të zbatohen parashikimet e nenit 328 të Kodit të Procedurës Penale.
Sa më lart, parë në tërësi fakti i përmendur në materialin hetimor të Prokurorisë Shkodër, në raportme parashikimet ligjore të zbatueshme si dhe me praktikën e Gjykatës së Lartë, rasti i ndërtimit të kryer në zonën e Thethit, nuk është një rast i cili mund të verifikohet vetëm mbi bazën e akteve që prokurori ka pasur në dispozicion.
Përkundrazi, rasti paraqitet në formë komplekse, kërkon hetim të thelluar, gjë e cila nuk është realizuar nga prokurori, në kundërshtim me përmbushjen e rolit dhe funksionit të tij.
Kjo kërkesë që paraqesim lidhet pikësëpari me dispozitat e një ligji të posaçëm, atë me nr. datë 21/03/1995, “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar. 7905,
Në këtë ligj përcaktohet se prokurori është një ndër subjektet kryesore të procedimit penal. Funksionet e
Tij janë të sanksionuara në Kushtetutë, në Kodin e Procedurës Penale dhe në ligjin nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, të nndryshuar, akte ligjore që vijnë në përputhje me Rekomandimet e Këshillit të Evropës, Rec (2000)
19, “Roli i Prokurorit Publik në Sistemin e Drejtësisë Penale”.
Funksionet bazë të prokurorit në tre fazat e procedimit penal janë:
– prokurori është autoriteti publik, i cili siguron zbatimin e ligjit;
– ushtron ndjekje penale dhe vendos nëse duhet të fillohet apo të vazhdojë ndjekja penale;
– udhëheq, drejton dhe kontrollon hetimet paraprake si dhe mund të
kryejë vetë hetime;
– vendos ose kërkon në gjykatë mbi mënyrën e përfundimit të hetimeve paraprake;
– ngre dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të
shtetit si
dhe ushtron të drejtën e ankimit ndaj
vendimeve gjyqësore;
– urdhëron dhe mbikëqyr ekzekutimin e vendimeve penale.
Neni 2
i Kodit të Procedurës Penale, në pikën 1 të tij parashikon:
“1. Dispozitat procedurale caktojnë rregullat për mënyrën e ushtrimit të ndjekjes penale, të hetimit dhe gjykimit të veprave penale, si dhe të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore. Këto rregulla janë të detyrueshme për subjektet e procedimit penal, për organet shtetërore, personat juridikë dhe shtetasit.”
Pritjes i erdh fund! Rrjeti i marketeve më të mëdha në Kosovë, ETC ka njoftuar për fillimin e fazës...