Nuk është në planet e PSG-së, Icardi rikthehet në Serie A? - Gazeta Express
string(56) "nuk-eshte-ne-planet-e-psg-se-icardi-rikthehet-ne-serie-a"

Nuk është në planet e PSG-së, Icardi rikthehet në Serie A?

Sport

Gazeta Express

06/08/2022 14:02

Mauro Icardi nuk është në planet e Paris Saint-Germainit dhe raportohet se ai mund të rikthehet në Serie A.

Sulmuesi argjentinas nuk është ftuar nga Christophe Galtier për ndeshjen e parë të sezonit të ri në Ligue 1, kundër Clermont, e cila zhvillohet sonte. Ai mbeti jashtë për siç thuhet arsye personale, përcjell Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Icardi është i lidhur me një transferim te Borussia Dortmundi, por sipas “L’Equipe”, kjo nuk do të ndodhë.

Megjithatë, largimi nga PSG-ja thuhet se ka shumë gjasa të mëdha për të ndodhur, pasi 29-vjeçari nuk është se vlerësohet lojtar kyç te kampionët e Francës.

Monza po ëndërron për një lëvizje për ish-sulmuesin e Interit. Zyrtaret e klubit nga Serie A kanë qenë në bisedime me homologët e klubit nga Ligue 1 në javët e fundit për të eksploruar një marrëveshje të mundshme.

Por, Monza tani thuhet se po përballet edhe me konkurrencë nga Sampdoria, klub që flitet se do të blihet nga Franco Di Silvio, bashkë me familjen Al Thani, që kanë në pronësi Paris Saint-Germainin.

Mauro Icardi me Paris Saint-Germainin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024. /Gazeta Express/