"Nuk është momenti të merrem me këtë", Kim Kardashian bën 9 postime për telefonatën që u publikua mes Taylor Swift e Kanye West - Gazeta Express
string(124) "nuk-eshte-momenti-te-merrem-me-kete-kim-kardashian-ben-9-postime-per-telefonaten-qe-u-publikua-mes-taylor-swift-e-kanye-west"

Gazeta Express

24/03/2020 11:32

“Nuk është momenti të merrem me këtë”, Kim Kardashian bën 9 postime për telefonatën që u publikua mes Taylor Swift e Kanye West

Gazeta Express

24/03/2020 11:32

Pas përballjes me ironitë dhe fyerjet e fansave të Taylor Swift, fill pas publikimit të telefonatës së kësaj të fundit me Kanye West për këngën “Famous”, Kim Kardashian reagoi gjerë e gjatë në Twitter.

Ajo shkroi se ky nuk është momenti i përshtatshëm për të folur mbi këtë ngjarje, duke iu referuar numrit të vdekjeve nga koronavirusi, por shtoi se nuk ka zgjidhje tjetër dhe akuzoi publikisht Taylor-in se po gënjen.

Lexo Edhe:

“Që të jem e qartë, i vetmi problem që unë pata me këtë situatë ishte fakti që Taylor gënjeu përmes publicistit të saj kur tha se ‘Kanye nuk e telefonoi kurrë që t’i kërkonte mendim’. Ata folën, ndaj edhe unë publikova videon. Askush nuk e mohoi që fjala ‘bushtër’ u përdor pa dijeninë e saj.”

Sipas Kim-it, “Taylor manipuloi të vërtetën”.

“Në kohën kur ata po flisnin, kënga nuk ishte shkruar ende e gjitha, por siç mund ta kuptoni ajo manipuloi të vërtetën kur nuk pranoi se ishte njoftuar për këngën. Kur thashë dikur se Taylor gënjeu, e kisha fjalën për faktin që nuk pranoi që kishte biseduar me Kanye-n.”

Në një tjetër postim, Kim thotë se “nuk i editoi kurrë videot”.

“Unë nuk i modifikova kurrë videot, thjesht postova disa momente në Snapchat që të kuptohej çfarë ndodhi. Videoja e plotë nuk e ndryshon aspak situatën. Unë kurrë nuk do t’i kisha publikuar pamjet, nëse Taylor nuk do të më kishte detyruar që të mbroja Kanye-n.”

Për këdo që e ka harruar sherrin e bujshëm: Taylor Swift dhe Kanye ishin shokë derisa reperi publikoi këngën “Famous”, ku në videoklip shfaqeshin shtrirë pranë njëri-tjetrit njerëz të famshën, ndër ta edhe Taylor. Ajo reagoi duke thënë se nuk kishte qenë dakord për t’u vendosur imazhi i saj në klip, por Kim më vonë postoi një video në Snapchat ku dëgjohej Taylor që komunikonte në telefon me Kanye-n duke i thënë se ishte dakord. Kim e quajti Taylor-in gjarpër. E kështu, vazhdoi një luftë e ashpër.

Pak ditë më parë, u publikua biseda e plotë, në të cilën Kanye nuk e përmend në asnjë moment përdorimin e fjalës “bushtër” dhe as nuk u pajtua që imazhi i saj të përdoret. Ndërkohë që në deklaratën e saj të fundit, Kim thotë se publikimi i videos nuk e ndryshon aspak situatën, për aq kohë sa Taylor vite më parë mohoi se ata komunikuan./Anabel