''Nuk është marre me të dështu lidhja/martesa'', Tayna reagon pas tragjedisë në Ferizaj - Gazeta Express
string(82) "nuk-eshte-marre-me-te-deshtu-lidhja-martesa-tayna-reagon-pas-tragjedise-ne-ferizaj"

Rozë

Gazeta Express

24/08/2021 14:48

”Nuk është marre me të dështu lidhja/martesa”, Tayna reagon pas tragjedisë në Ferizaj

Rozë

Gazeta Express

24/08/2021 14:48

Ditën e sotme ju dha lamtumira e fundit 18-vjeçares së vrarë nga dy të rinj në qytetin e Ferizajt.

Në mesin e shumë fytyrave publike që kanë reaguar ashpër për rastin tragjik që ka tronditur opinionin, është edhe Tayna.

Lexo Edhe:

Rep artistja e njohur përmes një postimi të shpërndarë në rretet sociale fokusin e ka vënë tek familja duke u bërë thirrje që t’i lënë derën hapur vajzave të tyre edhe kur ato dështojnë ose gabojnë.

 ‘’Ju lutem mësojuni çikave që ndarja është ok!
 Me u kthy në shpitë vet është ok!
Nuk është marre me të dështu lidhja/martesa!
Mësojuni që ai që të rreh NUK TË DON!
Mësojuni lirinë!
Çikës lejani derën çelë e krahët hapur’’