Nuk e ulte muzikën, i riu shqiptar qëllon me thikë në zemër fqinjin maroken - Gazeta Express
string(74) "nuk-e-ulte-muziken-i-riu-shqiptar-qellon-me-thike-ne-zemer-fqinjin-maroken"

Shqiperi

Gazeta Express

07/03/2021 19:41

Nuk e ulte muzikën, i riu shqiptar qëllon me thikë në zemër fqinjin maroken

Shqiperi

Gazeta Express

07/03/2021 19:41

Është prangosur nga policia pasi ka qëlluar me thikë fqinjin e tij me origjinë marokene, një 36-vjeçar shqiptar me iniciale B.B. Pas një sherri që nisi në orën 17:30 të pasdites, shqiptari nuk duroi dot më dhe shkoi në kuzhinë për të marrë një thikë me një teh të gjatë 21 cm, me të cilën plagosi marokenin.

Sipas mediave vendase, zanafilla e sherrit ka qenë muzika e lartë me të cilën marokeni kishte shqetësuar pallatin. Pasi kishte marrë thikën, shqiptari i hyri në shtëpi dhe e qëlloi në gjoks pa i thënë asnjë fjalë.

Lexo Edhe:

Thika e perdorur nga shqiptari

Megjithatë i plagosuri arriti të largohej dhe të dilte në rrugë, ku britmat e tij tërhoqën vëmendjen e banorëve të tjerë të lagjes. Këta të fundit njoftuan policinë dhe ambulancën, për t’i dhënë ndihmën e parë të plagosurit.

Shqiptari u vu në pranga, ndërsa marokeni u dërgua me urgjencë në spital ku edhe ndodhet në gjendje të mirë, pasi edhe pse plaga që ka marrë në gjoks është e thellë sërish nuk i ka dëmtuar asnjë organ jetësor.