“Nuk e prisja këtë mënyrë largimi”, Suarez e ‘përjashtoi’ Bartomeun nga fotografimi me trofetë - Gazeta Express
string(89) "nuk-e-prisja-kete-menyre-largimi-suarez-e-perjashtoi-bartomeun-nga-fotografimi-me-trofete"

Gazeta Express

24/09/2020 17:19

“Nuk e prisja këtë mënyrë largimi”, Suarez e ‘përjashtoi’ Bartomeun nga fotografimi me trofetë

Gazeta Express

24/09/2020 17:19

I trishtuar dhe me lot në sy Luis Suarez i ka dhënë lamtumirën Barcelonës nëpërmjet një konference ku bashkë me të ka qenë i pranishëm edhe presidenti Josep Maria Bartomeu.

Pas 6 vitesh te Barça të mbushur me suksese të shumta “El Pistolero” do të provojë një aventurë të re te Atletico Madrid duke u larguar nga blaugranat me 198 gola të realizuar në 283 ndeshje, shifra këto që tregojnë klasin e uruguaianit.

Në fjalën e tij Suarez theksoi se nuk e priste aspak një lamtumirë në të tillë mënyrë:

“A e prisja një lamtumirë të tillë? Jo, por ndihem krenar për gjashtë vitet e mia këtu. Kam pranuar vendimet dhe tani do të kërkoj të shijoj aventurën e re. Të luaja këtu është një ëndërr, një ëndërr që e kam realizuar. Ditët që mbërrita këtu nuk e kisha imagjinuar ndonjëherë. Jam krenar për atë që kam bërë. Kur më telefonoi Koeman, edhe pse ai ma komunikoi, e dija për largimin. Unë kisha një kontratë dhe vazhdova të stërvitesha derisa të gjeja një sistemim të ri. Tani ndihem gati për një aventurë në maksimum, kam shumë dëshirë për të bërë mirë”.

Në konferencë ndodhën shumë gjëra, mjaftueshëm për të kuptuar se atë e larguan nga Barcelona dhe se nuk dëshiron fare të ketë punë me presidentin, Josep Bartomeu.

“Nëse duhet ta qortoj veten për diçka? Veten apo….”, thotë Suarez duke bërë me kokë kah Bartomeu.

Detaji tjetër është fotografimi me trofetë e fituar.

Disa ditë më parë, Ivan Rakitic bëri foto me numrin një të klubit, por sot, Suarez sipas JUGONES, nuk ka dashur të bëjë foto me Bartomeun dhe për këtë ka bërë vetëm me shokët e ngushtë, përfshirë Lionel Messin.

Suarez i ka dërguar një tjetër mesazh fansave, derisa u ka premtuar se një ditë do të kthehet në shtëpinë e tij, sepse ashtu e konsideron Barcelonën. /Gazeta Express/